"Katundarin do e kalbnin në burg", Artan Hoxha reagon për lirinë e Fjolla Morinës
Lirimi i këngëtares Fjolla Morina ka ngjallur reagime të forta në Shqipëri.

Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin "Aktualitet" ku foli për situatën e kriminalitetit në vend dhe nuk e la jashtë vëmendjes cështjen e Fjolla Morinës.

Hoxha thotë se nëse në vend të saj do të ishte një person i thjeshtë dhe të kapej me 2 armë që i cilëson "kobure", do kalbej në burg.

“Fjollën e kapën me 2 kobure dhe e lëshuan. Po të kishin kapur një katundar nga Tepelena, do e kishin kalbur në burg.

Kjo është drejësia. Krimi i organizuar ka marrë në kontroll 100% lojërat e fatit që nuk paguajnë as taksa, as punëtorë, as siguracione.

Sot 80 milionë euro janë në dorë të krimit të organizuar. Tre javë rresht u bë debat në Shqipëri, bëhej nami dhe thuhej po rikthehen lojërat e bixhozit.

Sot policët kanë rroba me 450 mijë lekë rrogë, që mbajnë rroba që u ka dalë ngjyra që nga koha e Tahirit”, tha Hoxha.
Shtuar më 23/09/2020, ora 21:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori