Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se
zëvendësministri Zafir
Berisha është
kërcënuar dhe se ai ka hapur rast në polici.
“MPB mund të konfirmojë se
zëvendësministri i MPB-së që është
kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është Zafir
Berisha”, thuhet në një njoftim për media të kësaj ministrie, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.
Berisha para disa muajve është emëruar edhe koordinator nacional për Siguri Kibernetike, pas së cilës ishte hakuar
llogaria e tij në Facebook. Ai kishte thënë se
llogaria e tij ishte hakuar nga Qendra e spiunazhit rus në Nish të Serbisë.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 16:46