Kështu reagon Ronaldo kur Silva shpallet lojtari më i mirë i Ligës së Kombeve (VIDEO)


Cristiano Ronaldo ishte shumë i lumtur që e fitoi trofeun e dytë me Portugalinë, por jo edhe me faktin që Bernardo Silva, u zgjodh lojtari më i mirë i turneut.

Ndërkohë, në finalen e Ligës së Kombeve 2019 kundër Holandës, Bernardo Silva e la nën hije Ronaldon, pasi ylli i Manchester City bëri edhe një paraqitje tjetër magjike dhe e përgatiti golin e fitores që e shënoi Goncalo Guedes.

Silva u shpall lojtari më i mirë i turneut pas ndeshjes, gjë që nuk i ka pëlqyer Ronaldos në bazë të reagimit të tij.

Derisa lojtarët e tjerë portugezë e uronin Silvan duke e përkëdhelur dhe duke festuar me të, Ronaldo rrinte i palëvizshëm me një shikim të inatosur.
Shtuar më 10/06/2019, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori