Kjo është serbja në kabinetin e Ilir Metës

Pëlqej
Kastriot Myftaraj i ka kushtuar një status në Facebook sot, anëtares se këshillit bashkiak të Tiranës nga radhët e LSI-së, Dejana Kallogjeroviç, e cila pritet të jetë edhe pjesë e stafit të Presidentit Ilir Meta.

Në statusin e tij, Myftaraj thekson se Dejana është me origjinë nga Mali i Zi dhe se familja e saj atje është deklaruar serbe në censusin e fundit.

Statusi i plotë i Myftarajt

Dejana Bozho Kallugjeroviç, militantja 21 vjeçare e LSI, kryetare e Rinisë Studentore të kësaj partie, njëkohësisht studente e gazetarisë, e cila në 2015, në moshën 19 vjeçare, u zgjodh anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga lista e LSI, në shtator pritet të hyjë në kabinetin e Presidentit Meta, si këshilltare e tij për minoritetet etnike. Zonjusha Kallugjeroviç është me origjinë sllave, malazeze, dhe i përket një fisi që në censuset e fundit të popullsisë në Mal të Zi janë deklaruar serbë.

Dejana këtë vit diplomohet për gazetari dhe komunikim në Universitetin Publik të Tiranës dhe mund të quhet me fat që do të gjejë punë madje që para se të marrë diplomën. Dhe punë të mirë pasi si asistente e Presidentit do të paguhet si të ishte deputete, rreth 150 mijë lektë rinj në muaj pa llogaritur pagesat për telefon, karburant, dietat për shërbimet e shpeshta, udhëtimet jashtë vendit.

Dejana e cila është vajzë me temperament të fortë, u bë e njohur para një viti kur me rastin e një deklarate të Ilir Metës, i cili tha se po të ishte nevoja për të mirën e Shqipërisë, shkonte e bënte burgun në Washington ose në Bruksel, duke lënë të kuptohej se qëllimi i reformës në drejtësi ishte arrestimi i tij dhe Sali Berishës. Me rastin e deklaratës së Metës, zonjusha Kallogjeroviç tha:

Ilir Meta na ke gati, me ty jemi të gjithë Mujo Ulqinaku.”

A thua, se të parët e saj Kallogjeroviçë kanë luftuar në krah të Mujo Ulqinakut në Durrës, në 7 prill 1939!

Zonjusha Kallugjeroviç disa vite më parë nisur edhe një karrierë në art, si pjesëmarrëse në videoclipe këngëtaresh. Në një nga takimet me studentë që thërret shpesh Zonjusha Kallugjeroviç për të rekrutuar anëtarë për partinë e saj, u krijua një situatë komike, kur një vajzë e ndërpreu duke i thënë:

-Më fal, unë ty të kam parë në një videoclip!

Zonjusha Kallugjeroviç në fillim e mohoi, por pastaj kur të gjithë të ftuarit gjetën videoclipin në youtube në telefonat e tyre, u detyrua ta pohonte se kjo ishte e vërtetë, por do t’ i kishte pëlqyer të mos kishte ndodhur.

Në të vërtetë, edhe në detyrën e saj të re në Presidencë Zonjusha Kallugjeroviç, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse videoclipe politike. Nejse, Dejana së paku do ta zbukurojë stafin e Presidencës.
Shtuar më 11/08/2017, ora 22:18
kastrioti
e Premte 11 Gusht 2017, Ora 18:53
Kastriot mutfaraj sa e pash nuk I shqetsu shum qe eshte ajo serbe apo malazeze se per te seshte problem me u mbush Shqiperia me serb e malazez se I ka burazera ati dreqi (kastriot mutfaraj) I pengon islami edhe muslimant zaten para disa viteve ka bere thirrje publike me u ba aleanc serbo greko shqiptare e me I luftu muslimant edhe per qudi askush se ka ba te madhe mire eshte kah shkon Nana Shqiperi qfar Njerz zullumqar ka
Toni
e Premte 11 Gusht 2017, Ora 21:29
Po ju ne shqipri as qe jeni shqiptar as ni far karakteri 80perqind jeni njeres kot
Ahhh
e Premte 11 Gusht 2017, Ora 22:28
Turp te kesh ooo ilir meta shqipetare ke sa te duash cka te duhet serbja ooo kokcip...
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori