Koço Kokëdhima: Qeveria s'ka zgjidhur asgjë, ja çfarë do të ndodhë me kampionatin
Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në “News 24”.

I pyetur nga moderatorja Nëse a shpresa qe këtë javë të fillojë kampionati, Kokëdhima u shpreh:

“Njerëzit e matematikës thonë se shtrimi i drejtë i problemit përmban gjysmën e zgjedhjes. Ky bojkot ka ndihmuar për zgjidhjen e problemit. Kërkesa e Ligës profesioniste është që të gjithë aktorët të ndërgjegjësohen dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Nuk mendoj se kjo javë do t’i japë fund bojkotit.


Nuk ka ndodhur ndonjë gjë që të ndërpritet bojkoti. Qeveria këtë javë mund të ketë lexuar letrat që i kemi dërguar ne, nuk ka ndodhur gjë tjetër. Nuk kemi çfarë të zbusim ne, jemi të qetë dhe të urtë. Kërkesat janë të qarta. Teoria e Fidelit është e njohur, nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Ai e vetmja gjë që ka kërkuar është t’i jepet fund bojkoti. Fideli nuk ka asnjë fuqi dhe kompetencë. Këto janë çështje që i përkasin qeverisë. Nuk është Liga që mungon në diskutime. Nuk e kuptoj pse qeveria, që i cilëson kërkesat e Ligës të drejta, ka nevojë që ta shikojë zgjidhjen te Liga.

Të gjitha klubet janë në të njëjtën qëndrim, çdo vendimmarrje ka qenë unanime. Pa një zgjidhje, një marrëveshje të qartë, nuk do të ketë rifillim të kampionatit. I kemi diskutuar të 3 skenarët. Nuk ka asnjë qëndrim ndryshe. Klubi i Kukësit është tërësisht loajal, pro bojkotit të vendosur nga Liga”, u shpreh Kokëdhima.


Pasojat e bojkotit – Të gjithë presidentët e klubit kanë qenë kundër bojkotit. Nuk është zgjidhje, por sfidë. Ishte e vetmja rrugë. Kur është vendosur bojkoti në 5 gusht, kërkova vetëm 1 javë dhe jo bojkot të tillë. Ne nuk e pëlqejmë bojkotin, nuk e dëshirojmë, thjesht kemi qenë të detyruar. Jemi të braktisur. Jemi të padëgjuar dhe të pazgjidhur. Fatura është e lartë nga ana ekonomike. Përfitimet nga kjo luftë janë më të mëdha nga pasojat që kemi.

Nuk kam këmbëngulur për bojkot. Kam qenë më i rezervuari. I kam qëndruar vendimmarrjes kolegjiale.

Kjo është bota e pasigurive jo garancive. Për çdo qëndrim dhe kërkesë kemi siguruar argumente të qarta. Infrastruktura është e mjeruar. Ka nevojë për para që duhet të bëhet. Këto para duhet të vijnë nga qeveria dhe shteti. Nuk mund të bëjnë infrastrukturën klubet private. Sportet e bazës nuk mund të jenë përgjegjësi e disa presidentëve.

Qeveria nuk ka marrë akoma një përgjegjësi për këtë çështje. Profesionizmi në Shqipëri duhet të jetë i begatë. Fakti që ka 1 ose më shumë se një klub, nuk duhet të mohojmë që asnjë nga këto klubet nuk janë të lumtura. Kemi nevojë për një mjedis ku puna të bëjë rezultatin. Shtroj argumentin pse masat duhet të zbatohen.

Pagesat? Apolonia do të përmbushi detyrimet kontraktore me çdo futbollist deri në ditën e fundit të kontratës. Është çështje e çdo klubi që t’i përmbahet marrëveshjes që ka me lojtarët e punonjësit.

Fideli ka dështuar në misionin që mori përsipër vetë si përfaqësues fuqiplotë i qeverisë. Ai nuk kishte asnjë fuqi për zgjidhjen e kërkesave. Nuk ka ndodhur asnjë gjë deri tani. Nuk ka asnjë kërkesë që qeveria të jetë mbledhur dhe ta ketë realizuar. Po ka kërkesa të padrejta le të na i thonë. Nuk e di nga buron optimizmi i Fidel Yllit. Jemi shumë të lumtur që zgjidhja të ndodhte sot, por zgjidhja nuk është te ne, është te qeveria. Le t’i bëjë të ditura arsyet qeveria.

Kemi kërkuar që TVSH të jetë 6%. Nuk është kosto me e madhe se 500 mijë euro. Duhet vullnet i qartë politik. Marrëveshje politike. Nuk jemi kalamaj që mund të na gënjejnë përfaqësuesit e qeverisë. Jemi në gjendje ta kuptojmë këtë gjë”, u shpreh Kokëdhima.
Shtuar më 18/10/2020, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori