Koicidenca e frikshme me tërmetin, çfarë ndodhi mëngjesin e sotëm në 3:55

Tërmeti i frikshëm që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, mbolli kudo zi dhe dhimbje.

51 persona humbën jetën ndërkohë që qindra u plagosën e mijëra humbën shtëpitë duke mbetur në qiell të hapur.

Tërmeti tragjik ra fiks në 3:55 të mëngjesit, kur njerëzit ishin të gjithë në gjumë nëpër shtëpi dhe me magnitudë 6.4 të shkallës richter.

Të papërgatitur, njerëzit u përfshinë nga paniku dhe braktisën banesat e dëmtuara.

Por edhe mëngjesin e sotëm ka pasur një tërmet në të njëjtën orë dhe minutë, 3:55 por me magnitudë 3.3 të shkallës richter.

Shumë prej atyre që hapën aplikacionin sot në mëngjes e kanë vënë re këtë koincidencë duke risjellë në vëmendje çastet e tmerrit të orës 3:55 të 26 nëntorit. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2019, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori