Komentuesi e pyet për Dakon, Rama i përgjigjet: Ju interistët qepeni gojën... (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar për herë të parë vendimin e publikuar nga DASH, ku SHBA i ndalon hyrjen ish-kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe familjes së tij.

Kryeministri Rama duke i'u përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociali i cili e pyet për Dakon, në postimin e bërë për fluturimin në Vjeshtë të avionit "Migjeni", i përgjigjet se nuk ka koment.

“Për Lasgushin e morëm vesh që do fluturojë, po për Vangjushin ke ndonjë koment që nuk fluturon dot.” shkruan një prej ndjekësve në postimin e Kryeministrit.

Ndërsa ky i fundit i përgjigjet: "Jo kam një koment për ty si interist që përderisa morët një juventin t’ju nxjerrë nga bataku, qepeni gojën dhe rrini urtë e thoni Grazie Juve për çdo fitore"

Kujtojmë se Dako është zyrtari i tretë shqiptarë që i anulohet hyrja në SHBA, pas Adriatik Llallës dhe Tom Doshit.
Shtuar më 03/08/2019, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori