Kritikohet Salah, shkak bëhet poza me topmodelen Alessandra Ambrosio (VIDEO)
Nga një idhull i padiskutueshëm në qëndër të kritikave.

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka pozuar për kopertinën e revistës "GQ Middle East" me topmodelen bukuroshe braziliane Alessandra Ambrosio, por një foto mund t’i kushtojnë shtrenjtë.

Ka mjaftuar një shkrepje që në drejtim të Salah të vërshojnë një lumë kritikash dhe polemikash nga sekti mysliman dhe ai konservator.

Fotoja e Salah i përqafuar me modelen braziliane është cilësuar si diçka e turpshme dhe si një fyerje publike.
Shtuar më 23/10/2019, ora 08:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori