Kritikoi presidentin e Tiranës për rënien e ekipit, tifozin e bëjnë për spital
Pas përfundimit të ndeshjes miqësore që u mbajt në impiantin “Selman Stermasi” ku kanë zhvilluar takimin dy skuadrat Tirana-Shqipëri U21, duket se gjërat nuk kanë përfunduar siç duhet.

Disa tifozë të Tiranës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Presidentit të Tiranës për gjendjen që po kalon skuadra, ndërkohë që present në këtë takim në tribunën VIP, ka qenë edhe vete presidenti i Tiranës, Refik Halili.

Mbas takimit një tjetër tifoz me inicialet O. K 23-vjeçari ka rënë pre e dhunës verbale të ushtruar ndaj tij nga njerëz të afërt të presidentit Halili, djali nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me personin që kishte kritikuar Halilin për situatën e klubit Tirana shkruan JOQ.

Tifozi është dërguar menjëherë në urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë për shkak të plagëve e frakturave të shumta.
Ky lajm është bërë i ditur nga familjarët e të dhunuarit.
Shtuar më 05/10/2017, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori