Kujt do t'i thërras vëlla tani? Përlot motra e shqiptarit që vdiq në Belgjikë (FOTO LAJM)

Pelivan Hysja nga Berati dhe Venedik Pirushi nga Durrësi janë të rinjtë shqiptarë që humbën jetën ditën e premte pasi një zjarr përfshiu shtëpinë ku ata banonin në Bruksel.

Trupat e dy të rinjve gjenden ende në morg dhe sipas motrës së Hysajt, autoritetet lokale nuk lejojnë ende transportimin e tyre për në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook ajo shpreh dhimbjen për ngjarjen e ndodhur.

"Jeta ime zemra e motres me vrave ne shpirt me hape nje plage qe Kurr sdo te mbyllet i vogli im me ike si engjell te deshi zoti per vete . Ah mor vlla kujt ne I therrit vlla un tani ti me le vetem po un jo sjam vetem te kam ty te mori si engjell OJ shpirti Im u prefsh ne paqe I vogli Im", shkruan ajo duke bërë thirrje në mediat shqiptare që të ndihmojnë për sjelljen e trupave në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori