Kupa e Shqipërisë: Hidhet shorti, ja gjysmëfinalet
Përballje interesante garanton faza gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë. Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni Kukësi do të mbrojë trofeun ndaj Teutës së Edi Martinit. Nga ana tjetër, Tirana do të masë forcat me Bylisin.

Në ambjentet e FSHF-së, sekretari Ilir Shulku dhe shefi i ri i garave në FSHF Marjus Sulejmani hodhën shortin për raundin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.
Nlaci

Takimet e fazës gjysmëfinaleKupës së Shqipërisë do të jenë:

Kukësi-Teuta
Bylis-Tirana

Sipas kalendarit, ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 2 korrik, kurse akti i dytë luhet në 15 korrik.

Ndërsa finalja do të zhvillohet në 2 gusht.

Shtuar më 26/06/2020, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori