Ky është numri që Shaqiri do të mbajë te Liverpool
Pëlqej
Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri është shumë pranë transferimit të gjigandët e Premier Leagues, Liverpool.

Të paktën kështu raportohet në mediat britanike ku madjë vazhdojnë edhe më tej ku thuhet se Shaqiri ka udhëtuar drejt Liverpoolit për t’i kryer testet mjekësore.

Ndërkohë tani Daily Star ka shkruar për numrin që ylli nga Gjilani mund ta ketë tek The Reds.

Te skuadra aktuale Shqiri ka pasur numrin 22, por ky numër është i zënë nga portieri Simon Mignolet te Liverpool.

Sa ishte pjesë e Baselit, Xherdani mbante fanellën me numër 17, por edhe ky numër është i zënë nga Ragner Klavan.

Te Interi sa ishte, Shaqiri kishte numrin 91, por ky numër nuk do të lejohet në Ligën Premier.

Pas largimit të Philippe Coutinhos, numri 10 te Liverpooli është i lirë dhe mund të kërkohet nga Shaqiri.

Nëse arrihet gjithçka sipas planit të mediave britanike, Shaqiri do të jetë Messi i Liverpool. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori