Ky është sllogani i Albin Kurtit për zgjedhjet e 14 shkurtit (FOTO LAJM)

Vetëvendosje ka publikuar sloganin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Me “Krejt dhe drejt” Vetëvendosje po thotë se po hynë në referendum – siç po i quan këto zgjedhje, njofton Klan Kosova.

Kryetari i partisë Albin Kurti krahas sloganit ka shkruar: “Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet!”.

Edhe e dyta e listës së Vetëvendosjes, Vjosa Osmani, ka shkruar për sloganin, përkundër se të sajin e ka “Guxo”.

Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin! Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet. Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues. Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën. Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar. Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, ka shkruar Osmani.

Këtë slogan e kanë shpërndarë nëpër profilet e tyre të rrjeteve sociale edhe zyrtarët e tjerë të partisë.

Në zgjedhjet e 2019-ës që për herë të parë e nxorën Vetëvendosjen fituese ishte slogani “Erdhi dita”, ndërsa në 2017 VV garoi “Me zemër”.
Shtuar më 20/01/2021, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori