"Vetëm mos ardhsha në shtëpi", çfarë bëri ish-deputetja kur pa të bijën në portale (FOTO LAJM)
Nuk është e lehtë të jesh person publik, e për më tepër pjesë e familjes së një politikane. Këtë e vërtetoi së fundmi modelja Ada
Deda,
vajza e ish-deputetes së PD, Albina
Deda. Ada ka rrëfyer një histori përballë moderatores Ester
Bylyku, në Glamour Zone në , si disa lajme në portale tmerruan nënen e saj.
Ester
Bylyku: Cili ka qenë një moment i sikletshëm për ty me nënën tënde?
Ada
Deda: Mbaj mend një episod kur
mami ishte akoma deputete dhe kishte shkuar në Bajram Curr. Atë ditë unë kisha çaktivizuar Instagramin, dhe portalet kishin shkruar ‘Zhduket
vajza e deputetes’. Dikush e merr mamin në telefon dhe i thotë se i vinte keq që isha zhdukur, ndërkohë që
mami tmerrohet, se s’po kuptonte ç’kishte ndodhur. Më merr në telefon, por s’ja hapa se nuk e dëgjova. Merr motrën, as ajo. Merr vëllain dhe i thotë që jam shumë mirë në shtëpi.
Mami ishte tmerruar totalisht dhe i thotë vëllait: ‘I thuaj asaj Adës, veç mos ardhsha në shtëpi’. (qesh)
Shtuar më 24/11/2020,
ora 08:58