"L’Equipe" zbulon gafën e radhës përveç muzikës, në stadium nuk u ngatërrua vetëm himni (VIDEO)




Kur gjithçka dukej gati në "Stade de France" për të nisur, organizatorët kanë ngatërruar gjithçka duke vënë një tjetër himn në vend të himnit tonë kombëtar.

Aktualisht, nuk bëhet i ditur se cili himn është vënë në sfond, ndërkohë që prestigjiozja spanjolle “L’Equipe” ka zbuluar një tjetër skandal.

Në momentin që ka nisur himni i gabuar tifozeria kuqezi ka nisur vërshëllimat duke lënë të nënkuptohet se diçka nuk po shkon në stadium. Sakaq, pas këndimit të himnit të Francës, gjithçka është sqaruar dhe është kuptuar se në stadium është kënduar himni i huaj.

Ndërkohë, gabimi i radhës ka qenë sërish nga fonia e stadiumit. Pasi është sqaruar gjithçka, fonistët kanë thënë: “Dhe, himni i Armenisë është gati të fillojë”, duke ngatërruar në këtë mënyrë kombëtaren kuqezi me atë armene, skuadër kjo e cila as nuk bën pjesë fare në grupin e Shqipërisë.
Shtuar më 07/09/2019, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori