Lerda një sherxhi i regjur: Si goditit zyrtarin, lojtarin dhe tifozin 5 vite më parë (VIDEO)

Lerda sherr ne Itali on Vidnews.

Trajneri i Partizanit Franko Lerda është përplasur ditën e djeshme fizikisht me ndihmësin e tij, Dritan Mehmeti. Situata ka precipituar deri në konfrontim fizik, aq sa më pas është dashur ndërhyrja e personave të tjera për t’i ndarë.

Kjo nuk është hera e parë që italiani bëhet protagonist me zënkat e tij. Përplasjet e Lerdës me pjesëtarë të stafit dhe me lojtarët kanë nisur që gjatë fazës përgatitore në Slloveni. Aty ai ka pasur një përplasje me menaxherin e klubit, kryesisht për aspektin menaxherial të stërvitjes dhe për të mos agravuar situatën, ky i fundit është tërhequr nga faza dhe ka ardhur në Shqipëri.

Ndërkohë faktet tregojnë se Lerda është një “sherrxhi i vjetër”, pasi edhe në kohën që ka drejtuar në futbollin italian, nuk kanë munguar përplasjet.

5 vite më parë, kur Lerda drejtonte Leçen gjatë sezonit 2013-2014 në një finale “Play-Off”-i, e humbur nga skuadra e tij me Frosinonen (1-3), trajneri aktual i Partizanit do të gjuante me grushte zyrtarin e Frosinones, ndërsa më pas do të përplasej me një tifoz që festonte në fushën e blertë si dhe me një prej futbollistëve të skuadrës kundërshtare. Atëherë Komisioni i Disiplinës në Itali e përjashtoi Lerdën me 7 muaj.
Shtuar më 29/10/2019, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori