Lionel Messi yll në futboll, por qesharak në kërcim! (VIDEO)
Lionel Messi është padyshim një ndër gjinitë më të mëdha në fushën e futbollit, por fatkeqsisht nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për fushën e kërcimit.

Lëvizjet të cilësuara “mediokre” nga shumë media online janë kapur në një video qesharake të futbollistit 30 vjeçar gjatë dasmës së tij me të dashurën e fëmijërisë, Antonella Roccuzzo.

Klipi tregon Lionel Messin në një përpjekje të çuditshme dhe qartësisht të dështuar për të kërcyer gjatë festës së martesës së tij.

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së premtes menjëherë pas ceremonisë së martesës në Rosario. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori