LISTA/ Spanja publikon listën e lojtarëve, ja befasia
Pëlqej
Trajneri i Spanjës, Julien Lopetegui ka publikuar listën e lojtarëve që janë ftuar për dy ndeshjet e ardhshme, miqësoren kundër Kolumbisë dhe ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2018 kundër Maqedonisë.

Risia në këtë listë mban emrin e Marco Asensios, i cili falë paraqitjes së shkëlqyer me Realin ka detyruar Lopetegun që ta grumbullojë talentin iberik, shkruan Marca.

Real Madrid ka më së shumti përfaqësues, gjithsej gjashtë futbollistë, e ndjekur nga Barcelona që ka pesë, shkruan Syri.net.

Ndeshja e parë me Kolumbinë do të zhvillohet më 7 qershor dhe është miqësore, ndërsa me Maqedoninë më 11 qershor.
Lista e 25 lojtarëve:

-De Gea Mbretëresha
-Kepa
-Carvajal
-Sergi Roberto
-Pique
-Ramos
-Nacho
-Azpilicueta
-Monreal
-Jordi Alba
-Busquets
-Illarramendi
-Koke
-Thiago
-Iniesta
-Isco
-Silva
-Asensio
-Pedro
-Vitolo
-Deulofeu
-Diego Costa
-Iago Aspas dhe Morata.

Kujtojmë që gjashtë lojtarët e Real Madridit do t’i bashkohen Kombëtares së Spanjës vetëm pas finales së Champions Leagues e cila zhvillohet më 3 qershor në Cardiff të Uellsit. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori