Lojtarët e Shkëndias tregojnë motivimin që kanë para përballjes me 7 herë kampionët e Europës
Pëlqej
Shkëndija ka dalë në një konferencë për shtyp të transmetuar live nga Albeu.com, duke folur për ndeshjen e të enjtes mbrëma kundër Milanit. Kuqezinjtë shqiptarë u shprehën optimist për një ndeshje të mirë dhe pak të fikësuar nga fuqia e emrit të madh që ato kanë para.

Mbrojtësu Ardian Cuculi shprehu dëshirën time duke mos iu uruar një mrbëmje të mirë djajve të kuq. Ai shprehu bindjen se të dy ekipet kquezi do të ndihen të barabarta në fushën e lojës dhe se nuk do të ndikojë historia që rivali ka.

"Do të jetë një deshje interesante. Shpresojmë që ato të mos jën në mbrëmjen e tyre më të mirë. Duke shikuar formacionin tonë, them me bindje se ne jemi profesionista në fushe. Ne do e shikojmë veten si të barabartë. Shumë e kanë ëndërr të shikojnë një ndeshje në San Siro, ndërsa ne do luajmë aty. Kampionati në Seria A fillon këtë javë, ne e kemi bërë një javë kamipionat. Kjo është në favorin tonë. Milan është në rikonstruktim dhe nuk janë në formën e tyre 100%. Fillimi i mbarë është gjysma e punës. Duam të përsërisim ndëshjen me Vardarin. Edhe po humbën duam humbje minimale." tha 30-vjeçari i cili mban veshur fanellën me numrin 6, përcjell Albeu.com.

Pas tij në konferencë doli Armend Alimi. Mesfushori 29-vjeçar tha se numri i tifozëve në stadium është një motivim shtesë pët ta. Euforia e tifozëve nuk do të ndionte në psikologjinë e ekipit shqiptar dhe se tek kuqezintë italianë është shumë e vështirë të gjesh një pikë të dobët, pasi janë një ekip i madh.

"Në stadium do të jenë mbi 30.000 tifozë, ky është një motivim shtesë për ne. Shpresojmë që mos biem në ndikimin e tifozëve dhe të zhvillojmë lojën tonë. Duam vetëm të bëjmë një paraqitje të mirë. Ekipeve të mëëdha është shumë e vështirë tu gjesh një pikë të dobët. Ata kanë sjellë lojtarë të rinj por janë prap një ekip i mirë." përfundoi numri 5 i ekipit shqiptar.

Shkëndija dhe Milan do të përballen nesër mbrëma në orën 21:00. Ndeshja është e lefshme për kualifikimin në fazën e grupeve të Europa Leahue ku 7 herë kampionët e Europës do të duhet ta diskutojnë dhe një herë të enjten e ardhshme, por atë herë në tokën e ekipit shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2017, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori