Futbollisti i Dinamos rreh policin pas ndeshjes
Dhuna në futbollin shqiptar nuk ka të ndalur, por këtë herë është zhvendosur nga fusha e blertë në ambientet jashtë stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" në përfundim të ndeshjes së vlefshme për javën e dytë të Kategorisë së Parë mes ekipitDinamos dhe Tërbunit.

Futbollisti i ekipitDinamos, Arbër Ajçe 21 vjeç, i cili në përfundim të ndeshjes, sapo ka dalë nga ambientet e stadiumit ka qëlluar më shqelma dhe me grushta një efektiv të policisë së kryeqytetit duke i shkaktuar disa fraktura në trup. Efektivi ishte pjesë e grupit të shërbimit për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Menjëherë pas ngjarjes, policia është vënë në lëvizje për të arrestuar autorin.

Për habi të të gjithëve, në vendin e ngjarjes kanë qenë pak metra larg edhe shumë efektivë të tjerë të policisë, por që u ka shpëtuar nga vëmendja ngjarja.

Rastësisht në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ministri i ardhshëm i Rendit, Saimir Tahiri, i cili i ka dhënë mbështjetje dhe ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori