"Luajtën si të ishin bërë synet", batuta të shumta në "Pressing"
Milaim Zeka, politikani i njohur shqiptar nga Kosova, është i ftuar special në emisionin “Pressing” në ABC News.

Problemi i kombëtares këtu dhe në Kosovë, nis nga Federata. Nëse flasim lirshëm, problemet fillojnë pikërisht aty. Ata e zgjedhin kombëtaren, kur e merr e kur e heq.

Problemi dy është se si mund të komunikojë me futbollistët tanë që janë anembanë Europës. E treta, më pyetën si luajtëm me Çekinë dhe ua thashë: Keni luajtur si të ishit bërë synet. Këto u duhen thënë. Luajtën 20 minuta për mrekulli dhe më pas ranë”, tha Zeka.

“Vendin e parë për batuta e mban zoti Milaim. Uroj të mos jetë e vërtetë ajo që tha për lojtarë”, shtoi Enixhel Shkira, moderatorja e emisionit.
Shtuar më 21/11/2019, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori