LUFTË E VËRTETË/ Dalin pamjet e atentatit ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes (VIDEO)
Pak ditë më parë, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe i shpëtuan vdekjes pas një atentati, gjatë të cilit ndaj tyre u zbrazën dy karikatorë automatiku.

Të dy shenjëstrat i shpëtuan atentatit me plagë në trup, por në makinë ka qenë ehde një i tretë.

Bëhet fjalë për Bashkim Haxhinë, i cili nga kamerat e sigurisë është fiksuar duke dalë nga makina teksa qëllon me pistoletë ndaj atentatorëve.

Astrit Haxhia është i dënuar me 20 vite burg dhe ka qenë pjesë e bandës së Gjepalit në Shijak.

Vrasjet nga Banda e Gjepalit
Anëtaret e bandës kryesuar nga Gjepali janë akuzuar nga Prokuroria se vetëm brenda 24 orëve, në datat 15 dhe 16 shtator të vitit 1997, kanë vrarë pesë persona dhe kanë plagosur disa të tjerë.

Veç vrasjeve të bëra në Durrës, Prokuroria i ka faturuar Gjepalit edhe një ekzekutim të ndodhur në Zvicër. Ylli Majaci është ekzekutuar rreth orës 19:40 më 23 mars 1993 në Zyrih. Prokurorët e kanë cilësuar grupin e drejtuar nga Gjepali, ku bënte pjesë edhe Bashkim Haxhia, si “tmerrin” e zonës së Shijakut.

“Kryerja e vrasjeve fillimisht në Durrës e më pas në fshatrat përreth në një kohë të shkurtër dhe pa arsye vërteton se Gjepali ka pasur si synim krijimin e terrorit në rrethin e Durrësit”, janë shprehur prokurorët.

Një prej viktimave të grupit të Gjepalit ishte Luan Plaku. Ai po udhëtonte me makinë së bashku me një mikun e tij, të quajtur Altin Çuka.

Astrit Gjepali dhe Naim Qerimi i kërkuan makinën. Kur Luan Plaku nuk e dorëzoi mjetin, ata e kanë vrarë.

Pasi kanë rrëmbyer disa makina, të akuzuarit kanë shkuar për t’u hedhur karburant.

Kanë mbushur makinat dhe kanë vrarë punonjësit që u kërkonin paratë e naftës.

Efektivi i policisë është vrarë më vonë, pasi Gjepali e kishte thirrur për t’i thënë se “i kishte inat policët”, thuhet në dosjen e akuzës.
Shtuar më 26/06/2019, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori