Luhet supersfida Boca Junior-River Plate, policia blindon rrugët e qytetit (FOTO LAJM)

Pas mesnatës do të zhvillohet sfida e dytë gjysmëfinale, mes Boca Juniors dhe River Plate.

Në “El Monumental” u zhvillua akti i parë, që ofroi drithërima dhe emocione pa fund, sfida përfundojë me rezultatin 2-0 në favor të Riverit, ndërsa këtë radhë skena e derbit më të nxehtë në botë zhvendoset në "Bombonera".

Boca do të tentojë përmbysjen, ku dhe do të ketë mbështetjen e madhe të publikut.

Ajo që bie më së shumti në sy në kuadër të supersfidës, janë masat e sigurisë, ku këtë herë duket se asgjë nuk t’i lihet rastësisë.

Kujtojmë, që në edicionin e kaluar, finalja e kthimit të Copa Libertadores, mes Boca Juniors e River Plates u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, pasi pati trazira nga tifozët.

Kështu, këtë herë masat janë jashtëzakonisht të rrepta, ku do të jenë rreth 3000 policë të gatshëm, si dhe dy helikopterë.

Madje as itinerarin i rrugës që do të ndjekë skuadra e River Plates nuk është bërë i ditur, pasi gjatë rrugës mund të ketë trazira.

Mitiku “Bombonera” ka një kapacitet prej 49 mijë vendesh, ku normalisht asnjë stol nuk do të jetë bosh, me Bocan që do të tentojë hakmarrjen për trofeun e humbur një vit më parë.
Shtuar më 22/10/2019, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori