Maratona e
Tiranës është zhvilluar ditën e sotme, në kryeqytet aty ku nuk mund të mungonte atletja shqiptare
Luiza Gega.
Në garën e 10 kilometrave për femra, kampionja e atletikës ka zënë vendin e parë dhe ka thyer rekordin kombëtar, që mbahej nga vet ajo me 00:34:05 i vendosur në Budapest, në tetor të 2014-ës. Sot, ajo ka regjistruar kohën e 00:33:42, pra 23 sekonda më e shpejtë.
Për t’u theskuar është fakti, që
Luiza Gega nuk ka marrë pjesë në gjysmë maratonë ,aty ku sërish mund të bënte shumë mirë, kjo për arsye se sapo është kthyer nga botërori i Dohas, që zuri vendin e 9-të.
Gjithashtu ajo do të marrë pjesë në Lojërat Botërore të Ushtrive, në Kinë pas 10 ditësh.
Shtuar më 13/10/2019,
ora 13:59