Masakra me 8 viktima në Vlorë u krye nga një 24 vjeçar
Pëlqej
Foto Ilustruese
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur para pak çastesh në Resulaj të Vlorës. Dyshohet se deri tani janë 8 persona të vdekur dhe disa të plagosur.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar i masakrës është një 24 vjeçar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka qëlluar dhjetra herë me automatik ndaj viktimave.

Në ndjekje të tij janë vënë dhjetra forca policie, RENEA dhe FNSH.

Dyshohet se personi që ka qëlluar është me probleme mendore. Ndërkohë që viktimat dyshohet se janë nga dy fise të fshatit Resulaj.
Shtuar më 10/08/2018, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori