Matura, ja si përllogariten pikët për të fituar në universitet
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Të gjithë maturantet që kanë marrë nota kaluese bëhen pjesë e garës për në universitete. Formati i ri i formularit A2 është drejt përfundimit dhe shumë shpejt pritet të publikohet udhëzimi për plotësimin e tij online.


Përpara se të zgjedhin 10 preferencat me anë të tij, maturantët duhet të llogarisin pikët me të cilat do të konkurrojnë. MASH ka vënë në dispozicion të të gjithë nxënësve formulën.


Gazeta Panorama sjell një model të përllogaritjes së pikëve.

Ana aplikon në Universitetin e Tiranës për të vazhduar studimet në degën e Mjekësisë.
Ajo ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme të profilizuar, profili natyror, dhe ka një notë mesatare nga shkolla e mesme 8.34.
Në dy provimet e detyruara ajo ka këto rezultate:
• Në Letërsi 8.72
• Në Matematikë 9.15
Ajo ka zgjedhur si provime me zgjedhje ato që përfshihen në bllokun natyror dhe ka si rezultate:
• Në Fizikë 9.23
• Në Biologji-Kimi 9.52
Fakulteti i Mjekësisë ka shpallur se shkolla e mesme e përgjithshme e profilit natyror ka koeficientin 1.4
Po ashtu, Fakulteti i Mjekësisë ka shpallur se parapëlqen bllokun natyror, pra zbaton koeficientin 1.3 për këtë bllok.

Atëherë kryhen këto llogaritje:
Shumëzojmë:
• 8.34 (nota mesatare e shkollës së mesme) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) = 11.676
Shumëzojmë:
• 8.72 (nota në Gjuhë-Letërsi) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) = 12.208
Shumëzojmë:
• 9.15 (nota në Matematikë) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) =12.81
Shumëzojmë:
• 9.23 (nota në Fizikë) x 1.3 (koeficienti për bllokun me lëndët me zgjedhje të preferuar) = 11.999
Shumëzojmë:
• 9.52 (nota në Biologji-Kimi) x 1.3 (koeficienti për bllokun me lëndët me zgjedhje të preferuar) =12.376

Secili prej rezultateve shumëzohet me 100:
11.676 x 100 = 1167.6
12.208 x 100 = 1220.8
12.810 x 100 = 1281.0
11.999 x 100 = 1199.9
12.376 x 100 = 1237.6
Rezultatet mblidhen
1167.6 + 1220.8 + 1281.0 + 1199.9 + 1237.6 = 6106.9
Ana ka grumbulluar 6106.9 pikë
/albeu.com/
Shtuar më 12/07/2013, ora 16:18
jona xhebrahimi
e Dielë 25 Gusht 2013, Ora 14:23
se ne nuk e dime formulen po na e tregoni ju o zot i madh sa interesoheni per ne maturantet prandaj i keni rritur piket e degeve qe te shkojme ne rrethe .............
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori