Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Mbani frymën, ky është më i pasuri i të pasurve (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sot është bërë publike pasuria e politikanëve dhe zyrtarëve të Kosovës. Pothuajse të gjithë kush më shumë e kush më pak janë të pasur por ende askush nuk i del para Behgjet Pacollit. Ai ndoshta është edhe ikona e tyre që një ditë të jenë të kamur e plot lluks.

Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri i Kosovës, vazhdon të jetë politikani më i pasur në Kosovë.

Në deklarimin e pasurisë, ai ka deklaruar pasurinë e tij shumë milionëshe me shumicën e pasurisë së paluajtshme jashtë vendit.

Ai ka deklaruar në total pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme më shumë se 200 milionë e kapital të kompanive ku është pronar më shumë se 400 milionë euro.

Pacolli miliona euro ka edhe para të gatshme nëpër banka. Në total ai ka rreth 6 milionë euro në banka, dhe 355 mijë dollarë.

Të hyra vjetore ka deklaruar dividentën në vlerë totale prej 5.3 milionë eurosh dhe interesin e depozitave prej 130 mijë eurove.
Shtuar më 12/06/2018, ora 15:22
Saimiri
e Martë 12 Qershor 2018, Ora 16:00
PER SA KOHe ta mbajme frymen?
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori