Mbyllen pjesët e para në Champions, PSG udhëheq ndaj Realit, Juventus dhe Atletico Madrid e mbyllin pa gola (VIDEO)



Janë mbyllur pjesët e para në Champions. PSG ka shkuar e qetë në dhomat e zhveshjes teksa udhëheq 2-0 në shtëpi ndaj Realit të Madridit falë dy golave të Di Marias, shkruan Albeu.com.

Juventusi dhe Atletico Madrid e kanë mbyllur në barazim pa gola pjesën e parë në "Wanda Metropolitano", në një lojë të barabartë ku rastet ishin me pikatore.

Ndërkohë Bayern Munnich udhëheq 1-0 ndaj Cervena Zvezda me një gol të Coman. Ndërsa Manchester City po fiton 2-0 në transfertë kundër Shaktar Donetsk.

Atalanta e Berat Gjimshitit po turpërohet në Zagreb, teksa ka pësuar 3 golapjesën e parë nga Dinamo. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2019, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori