E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Artikulli i medias së madhe gjermane: Si trukimet e ndeshjeve shkatërruan futbollin shqiptar
Për dënimin e Skënderbeut rikthehen të flasin përsëri mediat, por këtë herë jo ato shqiptare, por ato gjermane.

Revista gjermane “Spiegel”, së fundmi është rikthyer të flasë përsëri për dënimin e klubit korçar, teksa një nga gazetarët e kësaj reviste ka udhëtuar drejt qytetit juglindor, për të marrë në intervistë disa nga tifozët e skuadrës bardhekuqe.

Gazetari gjerman Hardi Gryne, në artikullin e tij të publikuar tregon se si ndiheshin tifozët pas dënimit të marrë nga UEFA, me 10 vite përjashtim nga kupat europiane dhe si manipulimet e ndeshjeve shkatërruan futbollin shqiptar.

Gjatë bisedës me gazetarin gjerman, një nga tifozët korçar u shpreh: “Ata donin të bënin një shembull, dhe zgjodhën Skënderbeun duke qenë se Shqipëria është vend i vogël. I gjithë qyteti ishte i shokuar kur morën vesh lajmin për dënimin 10-vjeçar.”, u shpreh një nga tifozët.

Klubi korçar akuzohet për 53 ndeshje të manipuluara, një numër ky shumë i madh, i cili nuk është parë asnjëherë më parë në futbollin europian.

“Nuk dua të them që nuk ka pasur manipulime. Sigurisht që ka, por dënimi është absurd. Unë e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, drejtuesi i klubit do të largohet, për shkak se ai dëshiron që t’ia vlejë për investimet e tij.”, shton tifozi korçar.

“Ne të gjithë jetojmë këtu për futbollin. Ka një traditë të veçantë , në Durrës dhe Tiranë mund të shikoje TV italian, por kjo nuk ndodh te ne, pasi këtu ishte vetëm futbolli.”, tha tifozi bardhekuq për revistën gjermane.

Për këtë ka folur edhe gazetari shqiptar Andi Deçka, i cili shprehet se këto probleme të manipulimeve kanë ndikuar te tifozët që të braktisin edhe stadiumet: “Njerëzit nuk shkojnë më në stadium, pasi e shikojnë se çfarë gjendje është.”





/PanoramaSport/
Shtuar më 18/10/2019, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori