Media zviceriane sulmon Shaqirin: Nuk jemi "malokë" si ju
Festimi me shqiponjë i Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në ndeshjen kundër Serbisë është ende një temë e nxehtë diskutimi në Zvicër.

Së fundmi lojtarët kanë kërkuar falje për veprimet e tyre dhe madje janë gjobitur nga FIFA por kjo prapë nuk i ka ndaluar kundështarët e tyre që të hedhin akuza mbi futbollistët.

“Do të isha budalla nëse do ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më”, deklaroi Xhaka në konferencë, ndërsa Shaqiri kërkoi ndjesë me nota ironie në fjalët e tij, duke thënë: "Sigurisht që kërkoj falje, nëse njerëzit ndjehen të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male."

Kjo deklaratë e Shaqirit nxiti edhe më shumë konfliktin ku së fundmi kryeredaktori i sportit në gazeten “Blick.ch”, Felix Bingesse, ka bërë një koment ku sulmonte hapur XHakën e Shaqirin.

"Federata Zvicerane e Futbollit, më në fund shkon në ofensivë. Trajneri Petkovic dhe të gjithë lojtarët u përballën me mediat. Ishte një lëvizje e mirë, që ekipi të “kyçet” në Ligën e Kombeve dhe të demonstrojë frymën e grupit."

"Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner pranojnë gabimin në rastin e festimit me “shqiponjë” dhe kërkojnë falje. Të paktën, Lichtsteiner dhe Xhaka patën sukses në kërkimin e faljes, që e bënë kryesisht pa gabime. Shaqiri pengohet në gabime njëri pas tjetrit." ka deklaruar Felix Bingesse.

"Duket krejtësisht e panevojshme, që në mesin e fjalëve me të cilat ai kërkoi falje, shikon terma të tillë si “loja në male”.

"Ai derdhi përsëri benzinen e budallëqeve në zjarr. Po, zoti Shaqiri, ne jemi një vend malor. Por jo, zoti Shaqiri, jo të gjithë ata që jetojnë në male, janë nacionalistë të vegjël si ju, të pashpresë, të vjetëruar dhe të verbuar! Por, me shpjegimet e djeshme, të paktën është krijuar baza për të shikuar përpara dhe për t’i dhënë fund temës së lodhshme. Traineri Vladimir Petkoviç mbetet kryesisht kokëfortë. Ai pohon se Granit Xhaka do ta udhëheqë kombëtaren zvicerane si kapiten në mungesë të Stephan Lichtsteiner.Ai tregon se nuk e njohu dimensionin e krizës së identitetit të ekipit të tij." ka shtuar më pas Felix Bingesse.

"Të injorosh Yann Sommer për shërbimet e tij dhe të gradosh Xhakën në këtë hierarki do të thotë se përfaqëson diçka, që është e pakuptueshme.Veçanërisht nga vera e këtij viti, kur nevojitet të zhvillohet shumë më tepër energji integruese në këtë ekip heterogjen." mbyllej komentii i Felix Bingesse. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2018, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori