Mediat e huaja jehonë largimit të De Biazit: U kthye në hero kombëtar
Pëlqej
Mediat italiane kanë pasqyruar sot gjerësisht lajmin se Xhani De Biazi do t’i japë lamtumirën në tetor përfaqësueses shqiptare, duke mbyllur aventurën në vendin tonë me takimin e fundit të eliminatoreve, pikërisht ndaj Italisë. Thuajse të gjithë e cilësojnë vendimin si pasojë e një marrëdhënie jo edhe aq të mirë të krijuar së fundmi me presidentin Duka, apo rrjedhojë të kritikave pas humbjeve radhazi.

La Gazzetta Dello Sport / Shqipëria, De Biazi largohet në tetor: Është momenti të kërkoj sfida të reja

Trajneri italian, në drejtimin e Shqipërisë që nga viti 2011, ka arritur një kualifikim historik në Europian në Francë në vitin e kaluar, por ishte në qendër të kritikave pas tre humbjeve me Spanjën, Italinë dhe Izraelin”.

Tuttomercatoweb / Shqipëri, De Biazi largohet pas kualifikueseve: Dua sfida të reja

“Xhani De Biazi dhe Shqipëria, historia arrin në mbyllje. Pasi arriti një kualifikim historik në Europianin e kaluar francez, ish-trajneri i Modenas nuk arriti të përsëritej në kualifikueset e Botërorit 2018”.

Sport e Vai / Shumë kritika, De Biazi largohet nga Shqipëria pas 5 viteve e gjysmë

“I prekur nga kritikat e shumta që kishte marrë gjatë kohëve ët fundit dhe i ndërgjegjshëm që kishte dhënë gjithçka për kauzën, Xhani De Biazi i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare”.

Goal.com / De Biazi, lamtumirë Shqipërisë pas kualifikueseve: Nuk kanë besim te unë

“Ajo me Shqipërinë ishte një aventurë ekzaltuese për De Biazin, i cili gjithsesi nuk fsheh, edhe pse nuk përmend direkt, se me presidentin e Federatës, Armand Duka, nuk ka qenë gjithçka një fushë me lule”.

Eurosport / De Biazi lajmëron: Lë Shqipërinë pas kualifikueseve

Trajneri italian arriti një kualifikim historik në Europianin e Francës, por përfundoi mes kritikave për tre humbjet në eliminatore”.

Il Mattino / De Biazi: Lë Shqipërinë pas kualifikueseve botërore

Trajneri italian nuk fsheh një lloj pakënaqësie ndaj presidentit të Federatës Shqiptare, Armand Duka, edhe pse evitoi që të përmendte emra”.

SportMediaset / De Biazi: Lë Shqipërinë pas kualifikuesve të Botërorit

“Pas pesë viteve e gjysmë në drejtimin e skuadrës shqiptare, me të cilën shkroi historinë e futbollit në vend, falë kualifikimit në Europianin në Francë të vitit të kaluar, me një rezultat që e ka kthyer De Biazin thuajse në një hero kombëtar, trajneri lajmëroi lamtumirën e tij. E bëri duke u hakmarrë ndaj kritikave që kishte pësuar pas humbjeve me Spanjën, Italinë dhe Izraelin”. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2017, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori