Mediat serbe i frikësohen protestave shqiptare: Po bëhet presion per Ismail Morinën
Mediat serbe i kanë kushtuar një hapësirë të madhe vendimit të gjykatës së Dubrovnikut për të ekstraduar në Serbi Ismail Morinën me kërkesë të këtij shteti pas ngritjes së dronit në ndeshjen e tetorit të vitit 2014, përcjell Albeu.com.

Blic.rs i referohet tubimit të lajmëruar sot nga tifozët e kombëtares shqiptare duke e cilësuar atë si një formë presioni ndaj qeverisë së Republikës së Shqipërisë për të liruar Ismail Morinën.

Ato shprehen se reagimi i tifozerisë mund të nxisë autoritetet që të ndërhyjnë më shumë për t'a liruar Morinën.

"Ismail Morina është me origjinë nga Kukësi i Shqipërisë dhe pavarësisht se jeton në Itali, ai bën udhëtime të gjata për të ndjekur ndeshjet e kombëtares shqiptare"., - shkruan Blic. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2017, ora 14:29
GOLI
e Shtunë 29 Korrik 2017, Ora 14:38
NE RASTE SE NDODH DOREZIMI I BALLISTIT... E TERE SHQIPERIA ETNIKE NE PROTESTA
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori