Mediat serbe: Kolarov dhe Shaqiri në të njëjtin klub?
Roma është duke kërkuar zëvendësuesin e talentit italian Nicola Zaniolo i cili pësoi lëndim të rëndë në derbi ndaj Interit.

Gazetari i njohur italian për transferime Fabricio Romano ka shkruar se Roma ka kërkuar huazimin e Xherdan Shaqirit, por që klubi anglez e ka refuzuar.

Për këtë kanë shkruar edhe mediet serbe. “Kolarov dhe Shaqiri në të njëjtin klub? Liverpooli e ndalon transferimin”, ka shkruar mediumi serb “mondo.rs”.

Ndërkohë, mediet serbe kanë shkruar se ky refuzim do të thotë që futbollisti shqiptar nuk do të jetë bashkëlojtarë i serbit Alexander Kolarov te Roma.
Shtuar më 14/01/2020, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori