Merr formë Arena Kombëtare, nis puna për ndërtimin e fushës (VIDEO)
Arena Kombëtare është shumë pranë përfundimit. Impianti i cili nisi të ndërtohet në vitin 2016 tashmë është më pranë se kurrë inagurimit, shkruan Albeu.com.

Në muajin shtator stadiumi pritet të hapet bën të ditur FSHF. Megjtihatë duhet të presim pasi shumë herë janë shtyrë afatet e punimeve.

Po nga video e publikuar nga "Shqip Stadium" shihet qartë ku tashmë ka filluar puna për ndërtimin e fushës. Ndërkohë që dhe stolat kanë filluar të vendosen në tribunat.

Deri tani kanë përfunduar 95% e punimeve, dhe shumë shpejt kryeqyteti i shqipërisë do të ketë stadiumin e ri i cili do të ketë një kapacitet prej 22 mije vendesh. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2019, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori