Messi titullar, a do ia dalë Barcelona përballë Dortmundit ?
Sot në mbrëmje do të startojë supersfida e Championsit mes Borussia Dortumndit dhe Barcelonës, ndeshje e cila do të startojë në orën 21:00 në "Signal Iduna Park", shkruan Albeu.com.

Të dyja skuadrat vijnë në superformë teksa fituan në kampionatet respektive, Dortmund shaktërroi 4-0 Leverkuesen, ndërsa Barcelona gjithashtu mori një fitore të thelë 5-2 ndaj Valencias në "Camp Nou".

Në prag të kësaj përballje një lajm mjaft i mirë vjen për tifozët e Barcelonës, dhe trajnerit Ernesto Valeverde. Lionel Messi i cili ende nuk ka startuar këtë sezon, sot në mbëmje pritet titullar ndaj gjermanëve.

Argjentinasi tashmë ka kaluar dëmtimin dhe prej 3 ditësh stërvitet rregullisht me skuadrën.

Megjithatë katalanasit do të kënë dy mungesa të rëndësishme, si Osumane Dembele dhe Samuel Umtiti të cilët janë të dëmtuar.

Ndërkohë që sulmi do ti besohet treshes së frikshme Griezmann, Messi, Suarez të cilët për herë të parë do të luajnë bashk këtë sezon.

Ndërkohë, edhe Dortmund ka mungesa të rëndësishme. Për verdhezinjtë të padisponushëm janë, Piszczek, Hitz, dhe Schulz.

Ndeshja pritet të dhurojë spektakël nga të dyja skuadrat të cilat synojnë ta nisin me këmbën e mbarë fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. /albeu.com/



Shtuar më 17/09/2019, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori