Milan-Shkëndija shkëmbejnë dhurata në drekën zyrtare
Pëlqej
Paraqitja historike e Shkëndijës në stadiumin legjendar San Siro po afrohet dhe me këtë ngadalë përfundojnë edhe gjitha parapërgatitjet për këtë ndeshje.

Sot në mesditë është realizuar edhe dreka zyrtare ndërmjet përfaqësuesve të dy klubeve ku delegacioni i Shkëndijës në krye me presidentin Visar Bexheti janë pritur nga përfaqësues të lartë të Milanit, Marco Fassone CEO, shefi për operim Alessandro Sorbone dhe drejtori për komunikim, Fabio Guadagdinini.

Në një takim miqësor dy taboret kanë folur kryesisht për futbollin dhe planet e skuadrave, ndërsa në ndarje kanë ndëruar dhurata respektive që do të mbeten kujtim i këtij takimi. Milan-Shkëndija përballen sonte në orën 20:45.
Shtuar më 17/08/2017, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori