Milani shet Kessie për 30 milionë euro
Gjatë merkatos së janarit, Milani mund të heq dorë nga Franck Kessi.

Sipas portalit italian, “Calciomercato”, “Rossoneri” mund ta shesin mesfushorin luftarak gjatë dimrit nëse e pranojnë një ofertë me vlerë 30 milionë euro.

Wolverhamptoni është i interesuar për shërbimet e 23 vjeçarit.

Dhe, nëse klubi nga Premierliga e bën një ofertë të kënaqshme, atëherë futbollisti në fund të muajit të ardhshëm mund t’i japë fund eksperiencës në Serie A.

Kessie ka realizuar një gol në 15 ndeshje në kampionatin italian.
Shtuar më 23/12/2019, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori