Modelja nuk i ndal akuzat ndaj Neymarit: Shkova në Paris për seks, por filloi të më godiste (VIDEO)
Modelja braziliane, Najila Trindade nuk i ndak akuzat ndaj Neymarit.

Nga një video e publikaur sot ne media shihet qartë që mes cifitit ka pasur një përplasje fizike teksa tani Neymar pritet të merret nën hetim nga polica.

26 vjecarja bën të ditur për TV brazilian "SBT" se kishte shkuar për të kryer mardhënje seksuale me dëshirë, por sipas modeles Neymar e ka përdhunuar.

"Fillova të flas me të si një person i zakonshëm. Mes nesh kishte tërheqje seksuale, një dëshirë edhe nga ana ime, që ishte e qartë edhe për të. Më pyeti se kur mund ta vizitoja atë, por për momentin i thashë se e kisha të pamundur, prej gjendjes financiare, si edhe prej përkushtimeve në punë. Ai më tha se do e zgjidhte këtë gjë." – shprehet modelja Trindade.

Më pas, ajo tregon edhe se si ylli i PSG-së, pasi ishin takuar në hotel, kishte filluar ta përdhunonte: "Ai më kthehu dhe filloi aktin. I kërkova të ndalonte, por ai filloi duke më qëlluar në prapanicë. Pas këtij sulmi, erdhi edhe përdhunimi."

Më herët ditën e sotme, u publikua edhe një video ku ishte e regjistruar një pjesë nga dhoma e hotelit mes Nejmarit dhe modeles braziliane. Tashmë që hetimet janë hapur, mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo çështje.
Shtuar më 06/06/2019, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori