Molotov, arrestime e gërmadha: Panorama që mbeti nga aksioni i Astirit (FOTO LAJM)

"Një gjenocid", kështu u emërtua dje nga pedagogu Ervin Goci protesta e Astirit.

Pa zbardhur mirë dita, që prej orës 05:00 të mëngjesit, forca të shumta policie dhe punonjës të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ndërhynë në zonën e Astirit për të shembur ndërtesat dhe objektet e ndërtimit.

Sipas njoftimit të IKMT-së, u shmebën plot 33 ndërtesa nga një deri në katër kate.

Por shembja nuk ndodhi aq lehtë. Banorët, që gjithë jetën kanë punuar për të patur një strehë nuk mund të dorëzoheshin lehtë, e këtu ndërhynë forcat e shumta të policisë për të neutralizuar situatën.

Molotov, gurrë, shkopinj, shishe me benzinë, gaz lotsjellës u hodhën pa masë nga të dyja palët, dikush për të mbrojtur ndërtesën e dikush tjetër vendin e punës me të cilin merr një rrogë minimale.

Këto përplasje, shënuan dhe të lënduar. 12 protestues, mes tyre dhe policë u dërguan në Spitalin e Urgjencës. Një prej protestuesve u përfol të kishte ndërruar jetë teksa "luftonte" për të mbrojtur strehën e vet, por fatmirësisht është mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

U desh vetëm 11 orë e gjysmë punë që 33 banesa të bëhen rrafsh me tokën. Konkretisht, 15 njëkatëshe, 11 dykatëshe, 6 trekatëshe dhe një objekt katërkatësh.

Në anën tjetër, trafiku nuk kishte si të mos rrëndohej. U bllokua aksi rrugor që lidh bllokun e Astirit me pjesën tjetër të qytetit. E kështu, shumë fëmijë humbën orën e parë të mësimit, ndërsa punonjës orë pune, ku dhe mund ta kenë rezikuar atë.

I gjithë aksioni u mbyll në orën 18:00. Ajo panoramë që mbeti, janë arrestime, gërrmadha e lotët në sy të banorëve./albeu.com/





Shtuar më 13/11/2019, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori