Mori fund! Ronaldo drejt largimit nga Reali për tek Manchester United
Pëlqej
Duket e paimagjinueshme, por Ronaldo mund të ketë sezonin e fundit në Madrid.

Kështu shkruan e përditshma spanjolle "As", e cila i referohet personave pranë yllit madrilen.

Mësohet se Ronaldo është i pakënaqur nga drejtuesit e skuadrës, të cilët nuk i kanë rinovuar kontratën sipas kushteve që kishte rënë dakord me Florentino Perez.

Madje, gazeta përmend edhe destinacionin e Ronaldos duke thënë se është pikërisht Anglia.

Pritet që Ronaldo të kthehet tek Manchester United, atje ku bëri bujë në karrierën e tij ku gjithashtu e pret Jose Mourinhno.

Lojtari ka shprehur pakënaqësit ndaj skuadrës edhe tek shokët e tij duke thënë se ndihej i mashtruar edhe nga vetë Perez, ndërsa nuk ka kursyer lëvdatat për United. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori