"Mos e kruani me ne", Rusia dërgon trupa dhe tanke në kufi me Korenë e Veriut (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Tensioni vazhdon të jetë tepër i lartë në gadishullin korean ndërkohë që Putini ka nisur një numër të madh trupash, helikopterësh dhe tankesh në kufi me shtetin komunist në pritje të një sulmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Albeu.com.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar sot pamje të ushtrisë ruse që pozicionohen në kufirin me Korenë e Veriut në zonën Vladivostokut në kufi me shtetin komunist, ndërkohë që shihen trena që dërgojnë tanke si edhe helikopterë që patrullojnë.

Nga ana tjetër, shteti komunist nuk resht që kërcënuari SHBA-të dhe sëfundmi kanë deklaruar se mund të jenë ata të parët që të godadin ushtrinë amerikane me një "sulm parandalues".

"Mos e kr*ani me ne"., - citohet të ketë thënë diktatori Kim Jong Un ndërkohë që ka kërcënuar SHBA-të se do t'i zhdukin nga faqja e dheut nëse tentojnë të godasin shtetin komunist.

Disa ditë më parë, Kina ka dërguar rreth 150 000 ushtarë në kufi me Korënë e Veriut, po ashtu në pritje të një sulmi prej amerikanëve, ndërsa tre aeroplanmbajtëse te SHBA-ve sëbashku me flotat shoqëruese janë duke iu afaruar gadishullit korean. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2017, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori