Mungonte në autobus, Reja kthehet dhe merr Gjasulën nga intervista (VIDEO)
Një moment i cili mund të konsiderohet qesharak është regjistruar gjatë intervistës së Klaus Gjasulës. Mesfushori, i cili ishte protagonist i një ndeshje shumë të mirë dhe me personalitet në rolin e tij të në fushë, teksa po shpjegonte përshtypjet për fitoren ndaj Islandës, është thërritur nga trajneri Reja pasi autobusi ishte bërë gati për t’u nisur.

Reja është afruar te lojtari duke i kërkuar të mos fliste më pasi duhej të largohej. Gjasula, ashtu si edhe në fushë i është përgjigjur menjëherë urdhrave të trajnerit italian, ndërsa kërkoi falje për nxitimin duke u shkëputur me stil nga intervista.

Gjasula në këtë ndeshje është vlerësuar si një nga më të mirët në fushë për Shqipërinë, teksa nuk munguan vlerësimet edhe nga Reja, megjithatë italiani edhe pse e kishte një nga më të besuarit në fushë, nuk i toleroi vonesën për në autobus.
Shtuar më 11/09/2019, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori