Muriqi lë pas dëmtimin, gol dhe asist (VIDEO)
Vedat Muriqi nuk mund të qëndrojë larg zakonit të tij, atë të shënuarit gola. Sulmuesi duket se ka hedhur pas krahëve përfundimisht dëmtimin dhe tashmë është rikthyer protagonist me Fenerbahçen.

25-vjeçari ishte autori i golit të tretë në suksesin 4-0 të skuadrës së tij në raundin e 1/16 në Kupën e Turqisë, përballë Instabulsporit.

Muriqi e nisi ndeshjen nga fillimi, ndërsa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 71, teksa në zonë nuk fali dhe me një goditje diagonale e depozitoi sferën në fundin e rrjetës.

Ky ishte goli i tetë sezonal me ngjyrat e Fenerbahçes teksa shtatë i ka realizuar në kampionat, aty ku i duhet të udhëheqë skuadrën drejt vendeve të larta të renditjes.

Sakaq, Muriqi ishte autor edhe i një asisti në këtë ndeshje. Futbollisti rrëmbeu një top në minutën e 16 ndërsa edhe pse kishte mundësinë për të realizuar, preferoi të pasimin duke i dhuruar një gol të thjeshtë shokut të skuadrës.
Shtuar më 03/12/2019, ora 21:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori