Ndërhyri për të sqaruar sherrin e djalit, kush është ekzekutori i "të fortit" të Shkodrës
Policia e Shkodrës ka bërë me dije se janë identifikuar autorët e
vrasjes së Ridvan Hysenit paraditen e kësaj të shtune, në fshatin Mushan.
Ndryshe nga çfarë u aludua fillimisht se kishim të bënim me një ekzekutim për gjakëmarrje,
policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta. Ridvan Hyseni u vra pasi
ndërhyri për të
sqaruar një konflikt ku ishte përfshirë djali i tij.
Autori i dyshuar i
vrasjes së 45 vjeçarit në Shkodër është shtetasi Duel Mehmedaj, i cili u konfliktua përpara
vrasjes me
djalin e viktimës. Në makinë me të ka qenë edhe vëllai i tij, Hydajet Mehmedaj, por burimet thonë se ai nuk ka bërë asnjë veprim.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me
djalin e shtetasit R. H. dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të
sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.”, njofton
policia.
46-vjeçari u ekzekutua sot rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, brenda në makinën e tij tip BMË.
Identiteti i personave të shpallur në kërkim për nuk bëhet i ditur, ndërkohë që blutë e qytetit verior të asistuar dhe nga forcat e FNSH-së po punojnë për kapjen e tyre.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 20:30