Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji, ja rrugët që do bllokohen sot në Tiranë
Policia e Kryeqytetit, ka marrë masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë në zhvillimin e ndeshjes ndërkombëtare ndërmjet ekipeve përfaqesuese Shqiperi – Gjeorgji, më datë 16.11.2015, ora 20.00 në Stadiumin Kombëtar“Qemal Stafa” Tiranë.

Nga ana e Policisë së Tiranës janë ndërrmarë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore.

Sa sipër, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore duke filluar nga ora 17:30 datë 16. Nëntor.2015, segmentet rrugore, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Lanës” në sheshin “Skëndërbej” do të qëndrojnë të bllokuar.

Nuk do të lejohet parakimi dhe kalimi i mjeteve në segmentet rrugore si: të Hotel “Sheraton’’, në sheshin “Italia”, nuk do të lejohen parkimet, bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me stadiuminQemal Stafa’’, në rrugën “Lekë Dukagjini” me rrugën “Themistokli Gërmenji’, në rrugën “Skerdilajd Llagami”, në rrugën “Faik Konica”, në rrugën “Dervish Hima”, rruga “Papa Gjonali II”. Ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 17:30 deri në përfundim të aktivitetit./albeu.com/



Shtuar më 16/11/2015, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori