Në pritje të CAS-it, UEFA shtyn vendimin për Milanin
UEFA ka analizuar shkeljet e Fair Play-t Financiar nga ana e Milanit, por ka vendosur të shtyjë vendimin final, në pritje që të përfundojë edhe gjyqi në CAS, ku kuqezinjtë apeluan një dënim të vitit të kaluar.

"UEFA ka vendosur të pezullojë të gjitha procedurat ndaj AC Milan, deri në një vendim nga CAS në lidhje me apelimin e bërë nga Milani", thuhet në komunikatën zyrtare të qeverisë europiane të futbollit.

Pas kësaj komunikate, Milani mund të fillojë të planifikojë pjesëmarrjen në Europa League, pasi vendimi i CAS-it vështirë se do të vijë para vjeshtës së ardhshme. Megjithatë duhet thënë se nëse Milanit i hiqet e drejta të luajë në kompeticionet europiane, vendin e kuqezinjve në Europa League e merr Torino.
Shtuar më 06/06/2019, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori