Nga Fevziu te Frangaj, del fotoja e rrallë nga pushime e gazetarëve në plazh (FOTO LAJM)

Gazetari Sokol Balla së fundmi ka postuar një foto të rralë të 22 viteve më parë ku në të shihet ai dhe shumë figura të rëndësishme që drejtojnë mediat në Shqipëri.

Fotoja është shkrepur në Durrës dy javë para vrasjes së Azem Hajdarit, dhe revoltave që pushtuan vendin në 1998-tën.

“Kur ishim te gjithe bashke: Dashamir Peza, Andi Bejtja, Blendi Fevziu, Raimond Cimbi, Edi Paloka, Sokol Balla, Pandi Laco, Blendi Gonxhe, Arban Hasani, Aleksander Frangaj, Eduard Frangaj, Enton Abilekaj. Plazh Durres, dy jave para 14 shtatorit, 1998…”, shkruan Balla bashkëngjitur fotos.

Ndërkohë që shumë prej gazetarëve tashmë janë drejtues në media, apo dhe siprmarrës si Frangaj, ndërsa pushimet e tyre, padyshim që nuk bëhen më modestësisht në Durrës, me djath dhe shalqi. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori