Nis dita Lukaku në Milano: Pas testeve mjekësore, belgu do të prezantohet zyrtarisht
Sapo ka nisur dita
Lukaku në
Milano.
Belgu ka shkuar pak minuta më parë për të filluar testet mjekësore.
Pas kësaj, gjatë pasdites ai do të shkojë në ambientet e ekipit zikaltër për të firmosur
zyrtarisht kontratën për të cilën kanë rënë dakord, raporton Albeu.com.
Lukaku mbërriti në
Milano gjatë mbrëmjes së djeshme pasi u ra dakord për një kontratë 65 milion euro plus 10 të tjera bonus në varësi të ecurisë.
Sot është dita e tij dhe e tifozëve të Interit, të cilët presin përmirësimin e treguesve të skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2019,
ora 10:40