E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Nishani: Mirënjohje për shpirtin luftarak të lojtarëve (FOTO-LAJM)

Presidenti Bujar Nishani vlerëson skuadrën kombëtare të futbollit edhe pas humbjes së mbrëmshme përballë Zvicrës. Kreu i shtetit së bashku me Zonjën e Parë ndoqën mbrëmë ndeshjen nga tribuna.

Duke postuar foto nga ndeshja, Nishani shkruan në faqen e tij në Facebook se lojtarët dhe stafi me në krye trajnerin De Biazi meritojnë vlerësime edhe pse rezultatet e ndeshjeve të fundit nuk kanë qenë të mira.


"Mirënjohje shpirtit luftarak të lojtarëve tanë.
Në një ndeshje ka edhe humbje. Por përpjekja, djersa e derdhur, shpirti luftarak i shqiptarit që karakterizoi djemtë e kombëtares sonë të futbollit meritojnë duartrokitje, vlerësim, inkurajim dhe mirënjohje për të gjithë ata dhe stafin e tyre teknik, Trajnerit De Biazi, veçanërisht.
E ardhmja pa diskutim më e mirë" shkruan Nishanifaqen e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori