Nuk bëri asnjë gol tek Juventus, por Ronaldo theu një rekord tjetër
Pëlqej
Debutimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi u ndoq nga 2.3 milionë shikues në Itali.

Super ylli portugez bëri debutimin në fitoren e kampionit italian kundër Chievos me rezultat 3-2, duke luajtur 90 minuta por nuk arriti të tundë rrjetën e kundërshtarëve.

Sipas Gazzetta dello Sport, ndeshja tërhoqi 2,330,234 shikues pranë televizioneve, me një pjesëmarrje publike prej 11.9 për qind.

Kjo është një rritje prej 68 për qind të shikuesve në ndeshjen e parë të Juventusit për dallim prej sezonit të kaluar, kur u përballën si vendas me Cagliarin.

Ndryshe, Ronaldo pritet të debutojë para shikuesve të vetë në stadium Allianz kundër Lazios. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2018, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori